Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërblimet e pensionistëve, ISSH: Nesër nis shpërndarja
English

Shpërblimet e pensionistëve, ISSH: Nesër nis shpërndarja

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Duke filluar nga dita e nesërme, bazuar në vendimin nr. 1216 të Këshillit të Ministrave, datë 16.12.2009, nis shpërndarja e shpërblimit për festën e fundvitit për të gjithë pensionistët.

Sipas vendimit, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin prej 2500 lekësh, duke nisur nga dita e nesërme e deri më 31 dhjetor. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit.

Nga ky vendim do të përfitojnë 554.900 mijë pensionistë. Vendimi i qeverisë përfshin personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme. Gjithashtu, në këtë vendim, përfshihen veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake, si dhe ish ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Shpërblimi do të tërhiqet sipas këtij grafiku:

22 dhjetor dhe datat 1 dhe 2 dhjetor

23 dhjetor dhe datat 3 dhe 4 dhjetor

24 dhjetor dhe datat 5 dhe 6 dhjetor

25 dhjetor dhe datat 7 dhe 8 dhjetor

26 dhjetor dhe datat 9, 10 dhe 11 dhjetor

27 dhjetor dhe datat 12, 13 dhe 14 dhjetor

28 dhjetor dhe datat 15, 16 dhe 17 dhjetor

29 dhjetor dhe datat 18, 19 dhe 20 dhjetor

30 dhjetor dhe data 21 dhjetor, si dhe ata që nuk kanë mundur t'i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar

31 dhjetor ata që nuk kanë mundur t'i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar

Sipas këtij grafiku, pensionistët do të marrin nga ora 08.00 e deri në orën 13.00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 e deri në orën 20.00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit. Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, nesër do ta marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1 dhe 2 dhjetor.

Pra, me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës prej 2500 lekësh deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistet para festave të fundvitit.

Efekti financiar vetëm për shpërblimin e pensionistëve arrin në shifrën 1.387.200 000 lekë, ose mbi 15 milionë dollarë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe njëherë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund të marrë edhe pas vitit të ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara.

b.m/NOA

KOMENTE