Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzuan me tenderin për uniformat e policisë, ndalohen 6 persona mes tyre policë
English

Abuzuan me tenderin për uniformat e policisë, ndalohen 6 persona mes tyre policë

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Gjashtë persona mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë ndaluar sot pasi akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer në bashkëpunim, dhe "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".

Burime zyrtare nga Prokuroria thanë se gjashtë personat dyshohet se kanë abuzuar me tenderin e unfiromave të policisë, duke përfituar një shumë të konsiderueshme parash.

"Objekt i hetimeve ka qenë procedura e prokurimit të fondeve publike me objekt "Blerje uniforma, veshmbathje dhe elementë të tjerë përbërës të tyre", me fond limit 175.034.194 lekë e cila do zhvillohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme.

Për zbardhjen e rrethanave të hetimit nga ana e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë kryer veprime të shumta hetimore me mjetet speciale të hetimit" deklaroi sot pasdite Prokuroria e Tiranës.

Të akuzuarit janë Bujar Murati, Redi Popescu, Tahir Imami, Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi.

Dyshohet se Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi kundrejt përfitimeve të kundërligjshme (125.000. euro) që u kanë dhënë shtetasve Bujar Murati, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, dhe Redi Popescu kanë ndarë me marrëveshje të paracaktuar midis tyre fituesit e loteve të kësaj procedure prokurimi duke eliminuar konkurrencën e shoqërive të tjera në mënyrë të padrejtë.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

k.k/NOA

KOMENTE