English

Festat, çifti Topi viziton shtëpinë e të moshuarve në Kavajë

Kavajë, 22 dhjetor, NOA - Shtëpia e të Moshuarve në Kavajë është bërë destinacioni i një vizite të ndërmarrë nga çifti presidencial Topi me rastin e festave të fundvitit.

Bëhet me dijeni se kjo shtëpi është vizituar posaçërisht nga presidenti i Republikës Bamir Topi dhe zonja e parë Teuta Topi në këtë atmosferë festash të fundvitit.

Gjatë saj, mësohet se ata kanë hedhur mesazhe për më shumë vëmendje dhe ndihmë ndaj moshës së tretë.

"Në këtë periudhë duhet të jemi pranë njerëzve në nevojë. Duhet të kujdesemi më tepër për moshën e tretë", u shpreh Presidenti në fjalën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE