Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hajdutët grabisin kambistin, e fusin në bagazh pasi e plagosin dhe i marrin paratë
English

Hajdutët grabisin kambistin, e fusin në bagazh pasi e plagosin dhe i marrin paratë

Berat, 22 dhjetor, NOA - Pasi i rrëmbyen një shumë të madhe parash që mbante në duar gati për t'i këmbyer si valutë të huaj, grabitësit e kanë marrë një kambist sapo ka dalë nga shtëpia dhe e kanë futur brenda në bagazhin e një makine.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në qytetin e Beratit, viktimë e së cilës është kambisti 40-vjeçar Besim Guri, i cili është grabitur me dhunë duke pësuar plagosje nga disa persona të paidentifikuar e më pas është çuar pranë stadiumit të qytetit.

Bëhet me dije se 40-vjeçari u gjend i plagosur në bagazhin e makinës së tij nga disa tregtarë, ndërsa aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka deklaruar se i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe se e kanë goditur rëndë për t'ia marrë ato.

Materialet e mëtejshme i kaluan prokurorisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve të grabitjes dhe kapjen e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE