Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 4 persona të shpallur në kërkim nga policia, u qe caktuar masa e arrestit me burg
English

Kapen 4 persona të shpallur në kërkim nga policia, u qe caktuar masa e arrestit me burg

Gjirokastër, 22 dhjetor, NOA - Brenda 24 orëve të fundit nga forcat e policisë së Gjirokastrës janë kapur 4 persona të shpallur në kërkim mbi vepra të ndyshme penale, për të cilat rezultonin si të dënuar nga gjykata.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke treguse se personi i parë i ndaluar është 71-vjeçari Faik Mumollari, lindur dhe banues në fshatin Leskoves të Përmetit, ndaj të cilit rëndonte një masë sigurie "Arrest me burg" për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës me zjarr".

Ndërsa personi i dytë i ndaluar mësohet të jetë 60-vjeçari Zija Troplini, lindur dhe banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autor për veprën penale të "Mashtrimit" .

Gjithashtu, në prangat policore ka rënë edhe 70-vjeçari Ramadan Qyrdedi, lindur në Hormovë dhe banues në Beçisht të Tepelenës, pasi Gjykata e Gjirokastrës e kishte dënuar atë me 8 muaj burg për veprën penale "Prodhim dhe mbajtie të arëmve dhe municioneve luftarake pa leje".

I fundit në listën e të kapurve nga policia figuron 20-vjeçari Florant Gremi, lindur dhe banues në Fier, pasi ndaj tij ishte  masën e sigurisë "arrest me burg "për këtë shtetas , për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

n.e/NOA

Â

KOMENTE