English

Kryeministri Gruevski: Jemi mirë me Ali Ahmetin

Shkup, 22 dhjetor, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se me Ahmetin ka një komunikim të mirë dhe gjithmonë realizon atë për të cilën paraprakisht arrijnë marrëveshje.

"Me BDI-në kemi relativisht komunikim të mirë, unë kamë takime të rregullta me kryetarin e BDI-së dhe me anëtarë tjerë të udhëheqjes së BDI-së me të cilët kemi dialog të përhershëm. Të gjitha problemet i zgjidhim me dialog. Kryesisht për ato çështje që arrijmë marrëveshje, i përmbahemi asaj marrëveshjeje dhe më pas e përmbushim", ka shtuar Gruevski, duke komentuar marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit.

NOA-INA

KOMENTE