English

Meksiko legalizon martesën mes personave të të njëjtit seks

Meksiko, 22 dhjetor, NOA - Pas Portugalisë, tani e ka radhën Meksika si një vend i besimit katolik për të legalizuar martesat homoseksuale, pasi bëhet me dijeni se kryeqyteti meksikan, Meksiko e ka vendosur diçka të tillë.

Vendimi është marrë prej Asamblesë Legjislative të qytetit, e cila në fakt ka miratuar një paketë modifikimesh të kodit civil të cilat lejojnë martesat mes personave të të njëjtit seks.

E ndërsa Portugalia me anë të aplikimit të kësaj mase u bë vendi i gjashtë në Evropë që lejoi martesat mes homoseksualëve, pas vendeve si Anglia, Norvegjia etj, Meksiko me lejimin e tyre kthehet në të parin qytet në Amerikën Latine që e realizon këtë masë liberale për shoqërinë.

Megjithatë në ligjin e propozuar nga asambleja meksikane, nuk parashikohet lejimi i adoptimit të fëmijëve nga këto çifte të përbërë nga pjesëtarë të të njëjtit seks.

n.e.NOA

KOMENTE