English

Një i ri grek publikon në Facebook foto lakuriq të një studenteje shqiptare

Athinë, 22 Dhjetor NOA - Foto lakuriqe, foto denigruese të montuara në mënyrë të paturpshme, mesazhe kërcënuese dhe shantazh se do të shkatërrohej edhe më shumë, këto ishin disa nga tmerret që përjetoi këto ditë një 19-vjeçare shqiptare, studente në Universitetin Shtetëror të Athinës.

Duke mos duruar dot më këtë situatë, vajza -vjeçare nga Shqipëria ka bërë denoncim penale, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, i cili citon burime zyrtare nga Departamenti i Krimit Elektronik pranë Drejtorisë së Policisë në Athinë.

Vajza e re ka treguar se persona të cilët ende mbeten të panjohur, kanë krijuar një faqe-profil për të në Facebook ku kanë publikuar foto turpshme, njëra prej të cilave, foto lakuriq e 19-vjeçares.

Në këtë profil i hapur për të gjithë, ishin vendosur në të vërtetë, foto erotike të montuara që ulnin shumë figurën e vajzës shqiptare.

Për më tepër, autorët edhe kishin komunikuar përmes kësaj faqeje të krijuar brenda Facebook dhe po ashtu kishin hyrë dhe në chat-in e saj, MSN Mesenger.

Autorët i kanë kërkuar vajzës që të bëjë foto të saj lakuriq dhe poza në qëndrime seksi dhe t'ua dërgojë përmes MSN Mesenger, duke e kërcënuar se nëse nuk ia kalonte ato foto, në profilin e ndërtuar me emrin e saj në Facebook, do të dilnin foto të tjera të fëlliqura.

"Bëj ca foto seksi, e zhveshur nudo dhe na i sill këtu në msn dhe po nuk e bëre, kemi për të nxjerrë të tjera gjëra në Facebook që do të të ikë mendja", - ishte një nga kërcënimet që mori studentja shqiptare.

Menjëherë pas denoncimit, Departamenti i Krimit Elektronik ka nisur hetimet dhe ka qëmtuar në internet për të kapur autorin e kësaj skeme që kishte tronditur shumë studenten shqiptare.

Sot në mesditë (e Martë), policia ka konfirmuar arrestimin e një 19-vjeçari, shtetas grek, i cili rezultoi se ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

I riu ka pranuar se kishte hapur një llogari në Facebook me emrin e vajzës shqiptare dhe kishte vendosur atje foto të fëlliqura që në të vërtetë denigronin studenten e huaj.

Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e 19-vjeçarit, u arrit të gjenden dhe sekuestrohen si prova, mesazhet kërcënuese të 19-vjeçarit grek. Po ashtu u gjetën fotografi të vajzës dhe foto të tjera. Por policia u shokua kur gjeti edhe foto e video me përmbajtje pornografike pedofilie.

Gjithashtu u bllokuar për hetim të mëtejshëm dy hard-disqe të brendshme, disa USB dhe disqe CD, për të vëzhguar përmbajtjen e tyre. Ndërkohë dyshime ka dhe për një 20-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarje.

Gjykata e Shkallës së Parë të Pireut pritet të vlerësojë masën e sigurisë për të riun e arrestuar. Kurse pohoi se ende nuk ka prova që të pritet një mandat-arresti për të riun shqiptar.

n.s/e.r/NOA - Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i lajmit pa u cituar burimi NOA

KOMENTE