Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehet One man show në teatrin e Metropolit vepra Drejt lirisë nga Erand Sojli
English

Rikthehet "One man show " në teatrin e Metropolit vepra "Drejt lirisë" nga Erand Sojli

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Gjinia e teatrit "One man show" u eksperimentua për herë të parë gjatë muajit maj në Teatrin e Metropolit, ku suksesi i show-man-it Arian Çani tregoi se kjo gjini mund të jetë e suksesshme edhe në Shqipëri.

Rikthehet sërish ky koncept i këtij teatri, në këtë fundvit, në sallën e Teatrit të Metropolit, me veprën e shkruar nga Erand Sojli "Drejt lirisë".

Me regji nga Robert Budina, aktori Erand Sojli do të tentojë të provojë këtë gjini teatrore, që mbetet e prirur drejt humorit dhe satirës, në një ndërveprim të aktorit me spektatorin e sallës.

"Drejt lirisë", e shkruar me një ironi të hollë tregon përpjekjet e shqiptarëve gjatë këtyre 20 viteve të fundit 20 viteve për të fituar lirinë.

Çfarë është jeta jonë në këto vite tranzicioni. Film, telenovelë, apo përrallë?

Teksti sjell në këtë vepër satiriko-komike një situatë me disa personazhe, të cilët kërkojnë të largohen jashtë vendit, peripecitë e tyre për t'u pajisur me vizë, vështirësitë e udhëtimit, etj. Në mbërritjen në vendin e huaj shpaloset realiteti i ri, i ndryshëm nga të gjitha përfytyrimet e tyre, me të cilin ata duhet të përshtaten dhe të integrohen. Mosarritja e qëllimit i çon personazhet drejt kthimit në atdhe.

Shkruar nga Erand Sojli, ky tekst heq paralele të rëndësishme me përrallën e kecave dhe ujkut, ku të mirët dhe të këqijtë janë të ndarë dhe të përcaktuar qartë që në fillim të shfaqjes.

Kthimi në vendin e origjinës është një moment tjetër i vështirë, ku personazheve u duhet të përballen me riidentifikimin e personalitetit dhe rivendosjen e ekuilibrave në jetët e tyre.

Materiali është interesant për publikun, sepse idetë vetëm vendosen dhe zhvillohen gjatë interpretimit nga Erand Sojli, ndërsa ka një ndërveprim me publikun, për të arritur qëllimin final, që mbetet argëtimi, nëpërmjet humorit dhe autoironisë. Secilit spektator i jepet një rol dhe ka një përshtatje edhe me sallën, e cila duke qenë tepër intime e bën akoma më të afërt këtë raport. Pjesa nis me shumë humor , mbarset dhe mbyllet me shumë emocion. Me fjalë të thjeshta thuhen të vërtetat e forta të jetës. Publiku merr gjatë 90 minutave atë mesazh që do t'i jepnin qindra romane për t'u lexuar.

Pjesa është e ndërtuar me shumë fantazi që të surprizon dhe në çdo moment e kap publikun në befasi.

Premiera do të jetë në datat 29 dhe 30 dhjetor 2009 në Teatrin e Metropolit. Më pas shfaqja "Drejt lirisë" do të udhëtojë në një turne nëpër Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni.

Vepra satiriko-komike në stilin e "One man show-t" do të rikthehet për publikun në muajin shkurt 2010.

"One man show" : Drejt lirisë

Regjia: Robert Budina

Teksti&Interpretimi: Erand Sojli

Skenografia&Vizatime: Artur Muharremi

m.s/NOA

Â

KOMENTE