Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ronaldo: Nuk jam aspak xheloz për Mesi-n
English

Ronaldo: Nuk jam aspak xheloz për Mesi-n

Spanjë, 22 dhjetor NOA - Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo ka pohuar se nuk është aspak xheloz me yllin e Barcelonës, Lionel Mesi Ky i fundit ka pasur një vit të përkryer, duke fituar gjithçka me Barcelonën, por edhe trofetë më të rëndësishëm individual, të cilët një vit më parë i kishte fituar Ronaldo.

"Lionel Mesi ka luajtur shumë mirë gjatë këtij viti dhe është një futbollist i rëndësishëm i Barcelonës. Por edhe Xavi dhe Iniesta, janë po ashtu të rëndësishëm për Barçën dhe meritojnë ta fitojnë trofeun e lojtarit të vitit. Barcelona është një skuadër që fiton trofe dhe jo e lojtarëve vetjak.

 Barcelona ka fituar gjashtë trofe në këtë edicion dhe pa dyshim është një skuadër e madhe", ka pohuar Ronaldo, duke shtuar: "Secili e merr atë që e meriton dhe unë nuk jam aspak xheloz në Mesin. Unë e përgëzoj për atë që ka arritur gjatë këtij viti. Barcelona ka fituar gjithçka dhe momentalisht është skuadra më e mirë në botë. Ata kanë një stil të veçantë të lojës dhe shumica e futbollistëve të tyre luajnë bashkë që një kohë të gjatë. Me një fjalë, Barça ka një skuadër të shkëlqyeshme. Sidoqoftë në futboll gjithçka është e mundshme dhe ne do të japim maksimumin për të fituar Ligën e Kampionëve"

KOMENTE