English

Serbia do të dorëzojë sot kërkesën për anëtarësim në BE

Stokholm, 22 dhjetor, NOA - Vetëm pak ditë pasi ka përfituar nga masa për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian, Serbia sot do të dorëzojë edhe kërkesën zyrtare për anëtarësim në këtë union.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat e huaja, të cilat konfirmojnë se për të realizuar një gjë të tillë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të udhëtojë sot për në Stokholm, ku do të takohet me krerët e presidencës suedeze të BE-së për t'u komunikuar kërkesën e Serbizë.

Një gjë e tillë bëhet plot dhjetë vjet pas konflikteve të luftës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kur Serbia ende nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve ndërkombëtare kriminelë të saj.

E pikërisht, mosdorëzimi i ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili është i akuzuar për krime të luftës nga Gjykata e Hagës pritet të përbëjë edhe pengesën kryesore të procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE