Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, policia rrugore gjobit 143 shoferë gjatë 24 orëve të fundit
English

Tiranë, policia rrugore gjobit 143 shoferë gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore e Tiranës ka gjobitur 143 shoferë pasi shkelën rregullat e qarkullimit.

Policia e Tiranës po vazhdon aksionin e saj kundër shoferëve debitor dhe shkelësve të kodit rrugor.

Kështu gjatë ditës së djeshme, janë ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 20 leje qarkullimi të automjeteve.

Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 201 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve.

"Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" deklaroi sot policia e kryeqytetit.

Kështu, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë gjobitur 143 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE