Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Gjoni: Berisha dhe ministrat të kërkojnë falje publike për dështimin
English

Vizat, Gjoni: Berisha dhe ministrat të kërkojnë falje publike për dështimin

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni doli sot në një deklaratë për shtyp ku u shpreh se Shqipëria e mbyll vitin 2009 si vendi më problematik në rajon dhe me një dështim të pafalshëm në përmbushjen e një aspirate madhore të shqiptarëve siç është lëvizja e lirë.

"Në konferencën e fundit në krye të presidencës së BE, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, e ka injoruar tërësisht vendin tonë duke përgënjeshtruar njëkohësisht edhe deklaratat e ministrit të jashtëm shqiptar sipas të cilit arsyeja e mos heqjes së vizave është se "vendimi për tre vendet e rajonit është marrë më parë".

Bildt ka folur në konferencën e tij për "dështim" të vendeve që nuk përfituan viza ku fatkeqësisht përfshihet dhe vendi ynë. Shpresojmë që Sali Berisha dhe tellallët e tij të mos akuzojnë opozitën edhe në këtë rast se ka bindur Karl Bildin të bëjë këtë deklaratë. Sali Berisha dhe të tijtë duhet të lenë akuzat për opozitën dhe të dalin e të kërkojnë falje publike për dështimin e qeverisë në procesin e liberalizimit të vizave" tha Gjoni.

Gjoni i bëri apel kryeministrit dhe ministrave përkatës të kërkojnë ndjesë publike që s'mundën të realizonin një Shqipëri pa viza në këtë fundviti.

"Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe në veçanti procesi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve varet nga një fakt shumë i thjeshtë që opozita ka kaq kohë që e përsërit.

Kjo është bërja e detyrave të shtëpisë nga ana e qeverisë. Në vend që të humbin kohën kot duke vrarë trurin e tyre për të gjetur argumente për të justifikuar dështimin e tyre Sali Berisha duhet tu kërkojë falje Shqiptarëve që për faj të tij ende mbeten të izoluar.

Qeveria duhet të dëgjojë me vëmendje zërin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të popullit shqiptar dhe të punojnë konkretisht për përmbushjen e detyrimeve.

 Nuk ka asgjë të keqe ta pranosh dështimin, e keqe është kur nuk e njeh atë dhe ne vend që të punosh për korrigjimin e tij të bësh fajtore fatin historik të shqiptarëve të cilët në fjalët e perifrazuara të ministrave tanë "kurrë nuk kemi qenë të parët" e për rrjedhojë duhet të ulin kokat e të presin Haxhi Qamilin e radhës" tha Gjoni.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE