Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përshëndet presidentin e Kosovës me rastin e 20 vjetorit të krijimit të LDK-së
English

Berisha përshëndet presidentin e Kosovës me rastin e 20 vjetorit të krijimit të LDK-së

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar një letër përshëndetëse Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie.

 "Në 20 - vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t'ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta.

Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua nga Presidenti Rugova dhe elita intelektuale shqiptare e Kosovës, si partia e parë antikomuniste në Ballkan, si forca e parë politike opozitare, e vendosur kundër regjimit barbar të Millosheviçit" thuhej në letrën që Berisha i dërgoi presidentit të Kosovës.

"Partia e interesit kombëtar të shqiptarëve, Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e njërit prej personaliteteve më të mëdha në historinë tonë kombëtare, burrit të madh të kombit tonë, Ibrahim Rugova, do të udhëhiqte në kushtet e terrorit, të dhunës dhe shtypjes së hekurt themelimin e shtetit të shqiptarëve, si dhe do të organizonte rezistencën paqësore, më të pashembulltën në Europë, ndaj okupatorit e do të promovonte çështjen e drejtë të Kosovës në Europë dhe në mbarë botën.

Pas çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me forca të tjera politike, do të jepte një kontribut historik në rindërtimin e vendit dhe në shpalljen e pavarësisë së saj. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës është ndër forcat kryesore të qeverisjes në Kosovë, që kontribuon për konsolidimin e shtetit ligjor, në shërbim të  paqes e të stabilitetit në Kosovën e pavarur" përfundon mesazhin e tij Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE