Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasaportat, Ministria e Brendshme: Zyrat e aplikimit do shërbejnë 12 orë në ditë
English

Pasaportat, Ministria e Brendshme: Zyrat e aplikimit do shërbejnë 12 orë në ditë

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Ministria e Brendshme deklaroi sot duke filluar nga dita e sotme zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike do të shërbejnë për qytetarët nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes.

Këto zyra do të jenë të hapura në të gjitha bashkitë dhe komunat e mëdha, me të njëjtin orar, edhe ditën e shtunë dhe të diel.

Shërbimi për qytetarët do të ofrohet edhe në datën 31 Dhjetor nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

Zyrat nuk do të jenë të hapura në datën 25 Dhjetor, që është festa e Krishtlindjeve.

Ky shtim i orarit të punës të zyrave të aplikimit për pasaporta biometrike synon t'u vijë në ndihmë në mënyrë të veçantë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit dhe ndodhen në Shqipëri për festat e fundvitit.

Në të njëjtat orare do të punojnë edhe zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë.

Marrëveshja për këtë shtim orari u arrit pas negociatave të Ministrisë së Brendshme me kompaninë konçesionare "Aleat".

Ministria e Brendshme kërkon angazhimin maksimal në shërbimin ndaj qytetarëve të të gjithë punonjësve të zyrave të gjendjes civile dhe zyrave të kompanisë "Aleat".

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të gjithë kohën e shërbimit të zyrave përkatëse për të aplikuar dhe për t'u pajisur me pasaporta biometrike.

k.k/NOA

KOMENTE