Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria i fal shkrimtarit Ismail Kadare një sipërfaqe toke në bregdet
English

Qeveria i fal shkrimtarit Ismail Kadare një sipërfaqe toke në bregdet

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Këshilli i Ministrave ka vendosur sot t'i kalojë në pronësi një sipërfaqe toke shkrimtarit, Ismail Kadare.

"Qeveria vendos që shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare t'i kalojë në pronësi pa shpërblim një sipërfaqe toke, ku ai ka një banesë verore.

Jam i bindur se çdo shqiptar e mbështet e këtë vendim, por dua të theksoj këto se Ismail Kadare, i ka falur qytetit të Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë, shtëpinë e tij, ku ka lindur, ku është rritur në Gjirokastër dhe që është bërë absolutisht pika kryesore e referencës së këtij qyteti të lashtë. Gjirokastra ka pasuri të mëdha, për t'u paraqitur vizitorëve, por në krye të tyre me distancë, për turistët që vijnë nga mbarë bota është shtëpia e shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me autoritet vendore, po bën restaurimin e saj të plotë, ku do të jetë biblioteka, do të jenë një seri mjedisesh që do paraqesin jetën e shkrimtarit, si dhe të familjes" tha sot kryeministri, Sali Berisha.

Sipas Berishës, shkrimtari e ka bërë dhuratën e tij kohë më parë, por natyrisht kjo është më e pakta që qeveria shqiptare mund të bënte si një akt vlerësimi për një personalitet botëror të letrave, një shkrimtar siç do të theksonte Princi i Asturias, ndër më të mëdhenjtë e kohërave.

k.k/NOA

KOMENTE