English

Qeveria miraton 285 kuota për specializime në mjekësi

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme për kuotën e pranimit dhe tarifën e shkollimit në programet e ciklit të tretë, të studimeve specializuese afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, në vitin akademik 2009-2010.

Pas miratimi të 285 kuotave për specializime në mjekësi, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit, që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe Rektoratin, të ecet përpara me shpejtësi drejt fakulteteve private të mjekësisë, duke përcaktuar njëkohësisht kritere sa më serioze. "Zgjerimi i bazë spitalore dhe modernizimi i saj e bën krejtësisht të mundur që të ketë edhe fakultet mjekësie privat, pasi duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se numri i mjekëve për frymë nuk është në standardin evropian dhe ne duhet të rrisim diplomimin e kualifikimin e mjekëve" theksoi kryeministri Berisha k.k/NOA

KOMENTE