Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi pret në Pallatin e Brigadave fëmijë të shkollave të Tiranës me rastin e Vitit të Ri
English

Topi pret në Pallatin e Brigadave fëmijë të shkollave të Tiranës me rastin e Vitit të Ri

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi dhanë sot një pritje për fëmijë të shkollave 9-vjeçare të Tiranës dhe të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" me rastin e Vitit të Ri 2010.

Pasi u përshëndetën nga pranë dhe përzemërsisht me fëmijët e pranishëm, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë i uruan atyre shëndet e suksese në mësime, mbarësi në familje. "Gjatë gjithë vitit ne jemi të zënë me punë, por kemi edhe festa. Besoj se jemi të gjithë dakord që Festa e Vitit të Ri konsiderohet ndryshe edhe Festa e Fëmijëve. Kjo është arsyeja që ne e festojmë atë kudo: E festojmë nëpër shkolla, e festojmë në shtëpi dhe në familje, por e festojmë edhe këtu së bashku. Tradicionale është Festa e Vitit të Ri, por është bërë traditë edhe takimi ynë i përvitshëm. Këtu vijnë nxënës të zgjedhur. Natyrisht, Tirana është e madhe, por ju që keni ardhur sot këtu, jeni nxënës të dalluar nga mbarë Shqipëria; jeni përfaqësues të nxënësve të gjithë Shqipërisë. Ju jeni sot të gëzuar, po aq të gëzuar janë edhe prindërit tuaj. Ata përpiqen që, brenda mundësive, t'ju sigurojnë kushtet për ta kaluar këtë festë gëzueshëm. Edhe aty ku nga mangësi të një natyre tjetër, shoqëria e shkolla mundohen që t'i zëvendësojnë humbjet, edhe pse ndoshta ato nuk janë të zëvendësueshme" tha sot para fëmijëve kreu i shtetit, Bamir Topi. "Ju e dini shumë mirë që Shqipëria ka bërë shumë përparime. Gjithmonë është festuar Vitit i Ri; por ndërsa dikur ai festohej shumë varfër, tani janë rritur mundësitë. Shqipëria është bërë më demokratike; ajo është bërë më e hapur. Njerëzit tani kanë mundësi të lëvizin. Ata që s'e kanë këtë mundësi, mund t'i kontaktojnë të afërmit e tyre që vijnë nga jashtë; ata sjellin edhe dhurata, por ne kërkojmë që të mirat tona materiale t'i ndërtojmë në vendin tonë. Unë jam i bindur se ato do të ndërtohen me një shoqëri të edukuar dhe një shoqëri të përgatitur. Ju jetoni fëmijërinë tuaj në një periudhë shumë të rëndësishme, në çastin kur Shqipëria do të bëhet shumë shpejt një vend i Bashkimit Evropian. Politikanët e thonë shpesh këtë. Realisht, ne do të bëhemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Kjo është tashmë një rrugë e përcaktuar. Ju do të jeni qytetarë të Evropës, me të njëjtat standarde sikurse fëmijët evropianë. Që të jeni të tillë, ju duhet të mësoni shumë; të dini ta kombinoni mirë kohën e studimit me kohën e zbavitjes, sepse vetëm njerëzit e ditur dhe ata që studiojnë do ta çojnë shoqërinë përpara" tha më tej Topi. Në vijim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, po ashtu dhe fëmijët e ftuar ndoqën një program artistik të përgatitur nga vetë nxënësit e shkollave të Tiranës. Atmosfera festive dhe e gëzueshme u pasua nga një moment tepër i dashur për fëmijët, kur Presidenti Top dhe Zonja e Parë, me rastin e Vitit të Ri, u shpërndanë fëmijëve dhurata simbolike.

k.k/NOA

KOMENTE