English

Itali, ndërron jetë studenti indian, u qëllua me thikë nga një shqiptar

Parma, 24 dhjetor NOA - Ndërron jetë studenti indian i cili u qëllua me thikë pak ditë më parë në Parma të Italisë, nga një shqiptar.

Studenti 18-vjeçar luftoi me vdekjen për disa ditë rresht në spital, ndërsa mjekët nuk mundën ta mbanin më në jetë.

Mes studentit indian dhe shqiptarit kishte nisur një sherr për motive të dobëta ku pas fjalëve të ndërsjella, 18-vjeçari u qëllua me thikë.

Policia nuk bën të ditur identitetin e shqiptarit ndërsa theksoi se ai ka plagosur edhe një tjetër indian i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

k.k/NOA

KOMENTE