Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meksi: Qeveria politikë të papërgjegjshme me buxhetin
English

Meksi: Qeveria politikë të papërgjegjshme me buxhetin

Tiranë, 24 dhjetor NOA - "PS tërheq vëmendjen e opinionit publik, se maxhoranca në vend të masave për frenimin e rënies të mëtejshme ekonomike, ka ndërmarrë një sulm të paprinciptë ndaj kujtdo që është në oponencë me të".

Kështu ka deklaruar sot deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi e cila shtoi se opozita mendon se çdo vonesë në pranimin e gjendjes reale, si dhe mosmarrjen e masave përkatëse efektive të cilat PS i ka formuluar në Rezolutën e saj, do të ketë një kosto akoma më të madhe për ekonominë dhe popullin shqiptar.

"Në Rezolutën fundit të aprovuar në Asamblenë e Partisë Socialiste të Shqipërisë për ekonominë në krizë, është shprehur qartë shqetësimi për "gjendjen e rënduar ekonomike dhe financiare të vendit".

Për ne socialistët në kushtet e ekonomisë së tregut nuk ishte fatalitet kriza ekonomike, por i rëndësishëm ishte qëndrimi aktiv ndaj efekteve të saj për të cilën me përgjegjësi dhe profesionalizëm opozita ka paralajmëruar prej muajsh. Prandaj në rezolutën e saj PS, thekson se realiteti i sotëm i vështirë ekonomik nuk është më si rrjedhojë e krizës globale, por pasojë e keqqeverisjes. PS si forcë serioze politike në këtë situatë mban një qëndrim aktiv, duke shpallur konkretisht disa nga masat më kryesore antikrizë" tha Meksi.

Sipas Meksit, mungesa e vizionit për daljen nga kjo gjendje e rënde ekonomike nuk mund të zëvendësohen me atakimin e opozitës dhe të kujtdo që kërkon rrugëzgjidhjen e problemeve ekonomike me të cilat po ndeshet vendi.

"Për PS edhe qëndrimi i LSI është po njësoj i papërgjegjshëm dhe po kaq i kritikueshëm sa i partnerit të saj në qeverisje.

Për hir të pushtetit kjo parti ka hequr dorë nga programi i saj elektoral në përgjithësi dhe qëndrimi antikrizë në veçanti, duke mohuar veten deri në eliminimin dhe heqjen edhe nga faqja e internetit e programit të saj elektoral, ku pretendohej për punësim, punësim dhe përsëri punësim dhe për masa antikrizë" tha më tej deputetja socialiste.

"Kjo qeveri duhet të jap llogari dhe shpjegime para shqiptarëve pse nuk po realizon as buxhetin që e solli të korrigjuar një muaj më parë, duke shkelur jo vetëm ligjin, por dhe duke treguar paaftësinë e saj parashikuese, me precedentin e dëmshëm për financat shqiptare, atë të disa buxheteve në vit, duke ndërmarrë edhe një korrigjim të ri në fund të vitit që synon të ulë treguesit e parashikuar, për t'u mburrur më vonë paturpësisht për arritje që do sjellin mosarritje dhe përkeqësime të reja për vitin 2010.

PS e konsideron këtë një politikë të papërgjegjshme, që po cenon rëndë ekuilibrat makroekonomikë, të stabilizuar jo pa sakrificë në këto vite pas 1997. Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm opozitën por mbarë opinionin publik shqiptar, sepse pasojë direkte e saj janë zhvlerësimi i lekut, rritja e çmimeve, dhe trishtimi që përjetojnë shqiptarët në prag të festave nga shtyrja e pagesave apo zvogëlimit të shpërblimeve të premtuara, si rrjedhojë e mungesës së parave nga rënia e të ardhurave buxhetore" përfundoi Meksi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE