Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu uron Papa Benediktit XVI, kërkon njohjen e pavarësisë nga Vatikani
English

Sejdiu uron Papa Benediktit XVI, kërkon njohjen e pavarësisë nga Vatikani

Prishtinë, 24 dhjetor NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka dërguar urime Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI, ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të Kosovës, me rastin e festës së Krishtlindjes.

"Duke ju shfaqur edhe një herë falënderimin për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, ju lus, Shenjtëria Juaj, që ta keni parasysh kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës", thekson presidenti Sejdiu në urimin e tij. Por veç urimit, Sejdiu nuk ka hezituar që t'i kërkojë Vadikanit njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Njohja e Republikës së Kosovës nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithë populli i Kosovës, i cili, si gjithmonë, është shembull i rrallë i bashkëjetesës, i harmonisë dhe i tolerancës në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme. Ne në Kosovë lutemi që viti 2010, të cilin me dekret të veçantë e kam shpallur Vit të Nënës Terezë, bashkë me Katedralen me emrin e saj, që do ta hapim në Prishtinë, të na sjellë edhe bekimin e vendit tonë nga Ju Ati i Shenjtë dhe nga Selia Juaj", thuhej më tej në urimin e Presidenti Sejdiu.

k.k/NOA

KOMENTE