Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si i shpëtoi Klintoni Bin Ladenit?
English

Si i shpëtoi Klintoni Bin Ladenit?

Nga "Daily Telegraph" Presidenti amerikan, Bill Klinton, shpëtoi vetëm në momentin e fundit, pak përpara se makina ku ai gjendej të kalonte mbi një urë në pjesën qendrore të Manilës.

Sulmi i dështuar ishte planifikuar gjatë vizitës së presidentit Klinton në forumin e bashkëpunimit ekonomik të Azi-Paqësorit, në vitin 1996. Ishte parashikuar që gjatë qëndrimit në Manila, Klinton të vizitonte dhe një politikan vendor, rruga për te shtëpia e të cilit kalonte nga ura e përfolur. Në momentin që kolona e makinave të presidentit do të kalonte urën, shërbimi sekret mori mesazhe që sugjeronin se një sulm ishte plotësisht i mundshëm. Shërbimet sekrete kishin kapur fjalë si "dasmë" dhe "urë", kur dihet që fjala dasmë në kodin e terroristëve do të thotë vrasje. Autokolona e presidentit amerikan menjëherë mori tjetër drejtim, derisa më vonë agjentët amerikanë zbuluan një bombë nën urë. Hetimi i shërbimeve amerikane të sigurisë arriti në përfundimin se "sulmi ishte planifikuar nga një terrorist saudit që jeton në Afganistan, i quajtur Osama Bin Laden". Megjithëse Al Kaida kishte pranuar se gjatë viteve të '90-ta kishte pasur si cak sulmi presidentin Klinton, asnjëherë më parë nuk kanë dalë në dritë prova që tregonin se Bin Ladeni ka qenë i përfshirë në këto përpjekje. Ken Gormlei, profesor i së drejtës në Shtetet e Bashkuara, në librin e tij shkruan se "sulmi i dështuar për të vrarë Klintonin, asnjëherë nuk u bë publik". Informacioni i Gormleit vinte direkt nga drejtori i shërbimit sekret amerikan të kohës. Në atë kohë, mediat publikuan informacione për gjetjen e bombave në afërsi të vendit të takimit, por që autorësia iu vesh kryengritësve komunistë në Filipine dhe nuk u bë ndonjë lidhje mes grupeve të huaja që synonin të vrisnin presidentin amerikan. Komentatorët në Shtetet e Bashkuara shtrojnë pyetjen pse u mbajt kaq sekret sulmi i dështuar, për më tepër kur Klintonit më vonë iu desh të sulmonte bazat e Al Kaidës. Ramzi Jusuf, i arrestuar për sulmin ndaj kullave binjake në vitin 1993, pranoi se ishte planifikuar një sulm ndaj presidentit Klinton. Në mesin e viteve '90, në Manila jetonte dhe Khalid Sheikh Muhamed, i cili e ka paraqitur veten si trurin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Presidenti Klinton dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare janë akuzuar se kanë humbur disa mundësi për kapjen e Bin Ladenit. Klinton i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ka qenë "i fiksuar" pas kapjes së kreut terrorist.

KOMENTE