English

Topalli për hapjen e kutive: S'jam gjykatëse, po kryetare Kuvendi

Tiranë, 24 dhjetor, NOA - "Unë nuk jam gjykatëse, por kryetare e Kuvendit dhe nuk më lejon Kushtetuta që të ndërhyj në vendimet e gjykatës".

Me një pohim të tillë, kryeparlamentarja Topalli iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me kushtet që ajo i ofron opozitës për ta bindur që të kthehet në Kuvend.

"Në parlament ka hapësira të mëdha për të arritur kompromise, ka hapësira të jashtëzakonshme dhe historia e parlamentarizmin tonë e ka treguar këtë, por nuk mund të dal përtej kësaj", tha ajo lidhur me një fakt të tillë.

Më pas, Topalli shtoi se gjyqësori dhe legjislativi janë dy pushtete të ndara dhe se ajo nuk mund të ndërhyjë në ndryshimin e vendimeve të gjykatës, duke iu referuar kështu vendimit për hapjen e kutive të votimit, çka presupozon vazhdimësinë e insistimit të mazhorancës për rë mos ta plotësuar këtë kërkesë të opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE