English

Festat, gjatë 24 orëve të fundit kthehen në atdhe 27 mijë emigrantë

Tiranë, 25 dhjetor NOA - Festat e fundvitit kanë sjellë fluks emigrantësh në pikat e kalimit kufitar.

Në pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe Kapshticë ka pasur radhë të gjata të emigrantëve gjatë 24 orëve të fundit. Rreth 13 mijë shtetas dhe mbi 3600 automjete kanë mbërritur në pikën e Kavajës gjatë orëve të fundit.

Për të përballuar fluksin dhe për të evidentuar radhët e gjatë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës po punohet me kapacitet të plotë ndërsa mësohet se Policia e Gjirokastrës ka shtuar gjithashtu kontrollet në akset nacionale për të evituar aksidentet dhe rëndimin e trafikut. Ndërsa në Kapshticë në 24 orët e fundit kanë kaluar kufirin rreth 10 mijë shtetas dhe mbi 2500 automjete.

Emigrantët kanë mbërritur në vend edhe nëpërmjet portit të Durrësit ku gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme janë ankoruar 3 tragete, nga të cilët kanë zbritur 4 mijë shtetas dhe 1300 automjete.

k.k/NOA

Â

KOMENTE