Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeremiç letër diplomatëve të huaj: Mos e njihni Kosovën
English

Jeremiç letër diplomatëve të huaj: Mos e njihni Kosovën

Beograd, 25 dhjetor, NOA - Vendet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre deri në daljen me një vendim të posaçëm rreth saj nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Një kërkesë të tillë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ua ka dërguar përmes një letre zyrtare homologëve të tij nga vendet që s'e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

"Përfundimet e gjykatës do të prodhojnë një precedent të fuqishëm me pasoja të gjera për tërë bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në letrën e Jeremiç.

Duke besuar shumë në pritshmërinë për nxjerrjen e një vendimi kundër pavarësisë së Kosovës, shefi i diplomacisë serbe është shprehur se Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të punojë e pavarur nga presionet politike, siç i ka cilësuar ai njohjet e reja për pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Më tej, ai ka pohuar se procesi në GJND, jo vetëm që do të ngadalësojë njohjet për pavarësinë e Kosovës, por do t'i bllokojë tërësisht, ndërkohë krejt të kundërtën mendojnë autoritetet kosovare, të cilat besojnë se pas daljes së këtij vendimi pavarësia do të njihet edhe nga më shumë shtete të botës.

n.e/NOA

KOMENTE