English

Korçë, qëlloi me pistoletë tre persona, arrestohet i riu

Korçë, 25 dhjetor NOA - Arrestohet nga policia një i ri pasi akuzohet se ka qëlluar me armë tre persona.

Policia e Korçës arrestoi sot shtetasin R.Metko, lindur dhe banues në lagjen 7 në Korçë.

Ndalimi i tij u krye pasi, nga Prokuroria ka lëshuar urdhrin e ndalimit se Metko akuzohet se dy ditë më parë në bashkëpunim me shokët e tij K.Bode, D.Deli, kanë qëlluar me sende të forta dhe armë zjarri tre personat E.Lipo, A Zere dhe N.Cico.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy grupeve.

Nga të arrestuarit rëndon akuza e "Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim" e mbetur në tentativë dhe "Prishjes së rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim".

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip-pistoletë Beret e kalibri 9mm, një karikator si dhe katër fishekë.

k.k/NOA
KOMENTE