English

Lezhë, makina del nga rruga, vdes shoferi

Lezhë, 25 dhjetor NOA - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.

Një automjet Foristradë ka dalë nga rruga në fshatin Zejme të Lezhës dhe ka përfunduar në një kanal.

Kalimtarë të rastit lajmëruan menjëherë policia e cila mbërriti në vendngjarje ku ndodhet aktualisht.

Burime nga policia thanë se në automjet është gjetur i vdekur drejtuesi i saj identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Sipas policia dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte makina.

k.k/NOA

KOMENTE