English

NBA, gjenden armë zjarri në sirtarin e Arenas

SHBA, 25 Dhjetor NOA - Janë gjendur armë zjarri edhe pse jo të mbushura në sirtarin e basketbollistit të Washington Wizards Gillbert Arenas. Kjo gjë është bërë publike nga vetë klubi i Wizards të cilët e kanë kapur në befasi lojtarin për këtë gjë.

Por ai ka dhënë shpjegimin menjëherë për këtë gjë pasi nuk është e ndaluar armëmbajtja por jo në ambientet në të cilat zhvillohet aktiviteti profesional i lojtarit.

Sipas Arenas ai i kishte transferuar armët, nga shtëpia e tij në dhomat e zhveshjes ku lojtari kishte dhe sirtarin e tij, për arsye se tashmë ai ishte bërë me fëmijë dhe armët sipas tij përbënin rrezik. Për këtë gjë ai kishte vënë në djeni dhe autoritetet.

Duhet përmendur që lojtari 27 vjeçar Gillbert Arenas është pezulluar dhe më parë më saktësisht në vitin 2004 nga ekipi i Washington Wizards, pasi është kapur dhe atëherë, kur jetonte në Kaliforni, me armë zjarri të cilën nuk e kishte të regjistruar.

r.b/NOA

KOMENTE