English

Sherri për parkingun e makinave, masakrohen me thikë dy vëllezër

Prishtinë, 25 dhjetor NOA - Një zënke e çastit për parkingun e makinave ka shkaktuar vdekjen e një 30-vjeçari she plagosjen e vëllait të tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën "Lidhja e Lezhës" në Prishtinë kur 30-vjeçari me iniciale P.O., është masakruar me thikë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen ndërsa vëllai i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Zënka mes sulmuesit dhe dy vëllezërve kishte nisur për një vend-parkimi. "Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari theri me thikë dy vëllezërit nga Prishtina.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, njëri nga viktimat ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës", ka njoftuar policia. Mësohet se autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.Â

k.k/NOA

KOMENTE