Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëzim, jo urdhër
English

Udhëzim, jo urdhër

Me një disponim të tillë armiqësor përballë votës së lirë, jo Nesrin Lushta, por edhe Nënë Tereza po të ishte kryesuese KQZ'së, do të etiketohej prej palëve si grua e përdalë. Prandaj, një udhëzim nuk është urdhër. Mos i bini në qafë kryesueses së KQZ-së

Nga Berat Buzhala*

Sulmet mbi Kryesuesen e Komisionit Qendror Zgjedhor, zonjën Nesrin Lushta, nuk kanë të ndalur. Ajo është sharë para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre. Kritikat fillojnë prej organizimit të zgjedhjeve, e deri të mënyra se si ajo shfaqet në televizione. Është kritikuar duke u quajtur "e shpifur". Është thënë se është shumë e ftohtë në raport me publikun! Pse, cilat kanë qenë pritjet për të? Që Lushta të na shfaqet në ekranet televizive si porno star? Ajo nuk është zgjedhur në atë post për të qenë femër atraktive - për mua vazhdon të mbetet zonjë dinjitoze - por për ta mbajtur ketë proces brenda kufijve të pranueshëm. E dihet prirja mbarëshqiptare për respektimin e votës së lirë. Në Shqipëri zgjedhjet janë mbajtur rrafsh para gjashtë muajsh, kurse partia më e madhe opozitare edhe më tutje mbledhjet po i mbanë në tendat e shesheve të qyteteve, në vend se në Kuvend. Mund të them se gjatë gjithë kësaj kohe e kam shikuar me shumë simpati rolin e kësaj zonje. Ajo është përballur për muaj të tërë me terrorin e njerëzve më të fortë të mbitokës, tokës dhe nëntokës. Me presionin vendor dhe ndërkombëtar. Me presionin e brendshëm dhe të jashtëm. Me presion të miqve dhe të armiqve. Me presion te mediave dhe shoqërisë civile. Fjalëpërfjalshëm - Nesrin Lushta ka qenë personi më atraktiv në Kosovë për t'u ushtruar presion mbi të. Prej kur është zgjedhur në atë post, ajo është shikuar me dyshim. Me kalimin e javëve dyshimet janë rritur. Herë e kanë njohur si të pavarur, e herë nuk e kanë njohur si të pavarur. Varësisht se si kanë dalur sondazhet e partive politike, ajo është reflektuar edhe në qëndrimet e zyrtarëve partiak karshi KQZ'së dhe me theks të veçantë në znj. Lushta. Kur partitë janë frikësuar se po humbasin në zgjedhje, e kanë akuzuar Lushtën si të anshme. Kur kanë marrë pak zemër, e kanë lavdëruar. Vendimet që KQZ ka marrë për një komunë, a një shkollë, a një kuti të votimeve, a për një votë të vetme, kanë ndikuar në reputacionin e saj. E tash çka pritet? Që një njeri që në të njëjtën kohë duhet edhe ta thotë të vërtetën për procesin zgjedhor, e po ashtu brenda kësaj të njëjtës kohë ta ruajë edhe balancën politike, të shfaqet para kamerave televizive duke folur si udhëheqëset e lajmeve në televizionet nacionale? Harrojeni. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se udhëheqëset e lajmeve vetëm një detyrë në jetë e kanë, që t'i japin ato dreq lajme, e edhe atë punë nuk e bëjnë mirë. Kurse Lushta edhe i prodhon, e edhe i lexon ato lajme. Ndërsa, pas leximit të atyre lajmeve vazhdimisht dikush është i pakënaqur. Ajo e di, e të gjithë ne e dimë, që kur flet Lushta, para televizorit duke i kërcitur gishtat e duarve gozhdohen edhe Presidenti Sejdiu, edhe Kryeministri Thaçi, edhe shefat e opozitës, edhe shefat e ambasadave, edhe militantët e partive edhe votuesit e moderuar. Pra, nuk është kjo puna më e lehtë e mundshme për t'u kryer, që mandej të gjithë ne të çohemi e pa pikën e mëshirës të pështyjmë mbi të. Në fund të fundit, një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm nuk e përcakton shkathtësia e një kryesuesi/eje të Komisionit Qendror Zgjedhor, e as vet Komisionit Qendror Zgjedhor. Kjo është një çështje pak më e komplikuar. Është punë e kulturës së përgjithshme politike dhe gatishmërisë së partive dhe liderëve të tyre për t'u përballur me humbjen, njëjtë sikur më fitoren. Kosova edhe më tutje është larg prej të qenit ambient i përshtatshëm për një klimë të tillë. Këtu vetëm fitorja është opsion, kurse humbja apriori konsiderohet prej të gjitha palëve si vjedhje e votave. Prandaj, me një disponim të tillë armiqësor përball votës së lirë, jo Nesrin Lushta, por edhe Nënë Tereza po të ishte kryesuese KQZ'së, do të etiketohej prej palëve si grua e përdalë. Sepse nuk është puna që nuk u besojnë rezultateve dhe as që nuk i besojnë Lushtës, por sepse nuk besojnë që ka jetë përtej humbjes. Mirëpo, punët janë ashtu si janë. Para vetës i kemi edhe tri komuna të kontestuara. Kjo nuk është as për t'u nënçmuar, e as për t'u mbivlerësuar. Sot pritet që KQZ ta caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve për Prizrenin e Lipjanin. Të hënën pritet të bëhet rinumërimi i votave për Gjilanin. Pengesa e parë le të kapërcehet e para. Pra, rinumërimi i votave për Gjilanin të bëhet në mënyrën ma transparente të mundshme. Nëse vetëm rinumërimi nuk e zgjidh problemin, atëherë edhe kjo komunë le t'ia mësyjë për herë të tretë rivotimit. Mirëpo, rivotimi në Gjilan nuk guxon të ndodhë vetëm për ta balancuar humbjen e dikujt, apo fitoren e dikujt tjetër, por nëse ofrohen arsye apo jo për të shkuar edhe njëherë drejt kutive të votimit. Nëse problemi i Gjilanit kalon pa pasoja të mëdha, atëherë realisht hapet perspektiva për një proces të mirë edhe në Prizren dhe Lipjan. Dhe kjo nuk është vetëm punë e Nesrin Lushtës. Më së paku e saj. (*) Kryeredaktor, "Express", Prishtinë

KOMENTE