Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajza e Bin Ladenit fshihet në ambasadën arabe të Teheranit
English

Vajza e Bin Ladenit fshihet në ambasadën arabe të Teheranit

Teheran, 25 dhjetor, NOA - Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran ka njoftuar autoritetet iraniane se në mjediset e saj ndodhet njëra prej vajzave të Bin Ladenit, njeriut më të kërkuar nga aleatët e NATO-s për terrorizëm. I bërë me dijeni nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme iraniane, lajmi shton ndër të tjera se vajza e kryeterroristit kërkon largimin nga Irani.

Vetë ministri i Jashtëm iranian, Manuçer Motaki, tha se autoritetet iraniane nuk e dinë se si ka hyrë vajza e Bin Ladenit, me emrin Iman, në Ambasadën saudite. Por ai shtoi se nëse autoritetet e Iranit do të jenë në gjendje ta konfirmojnë identitetin e saj, ajo do të ishte e lirë që të largohet nga Irani. Ai nuk i ka përmendur fëmijët e tjerë të Bin Ladenit, që ndoshta gjenden në ambasadën e Arabisë Saudite dhe nuk është pyetur nëse zyrtarët iranianë po i mbajnë ata.

n.e/NOA

KOMENTE