English

Gjendet kufoma e një mashkulli në Levan të Fierit, vrarë me armë zjarri

Fier, 26 Dhjetor NOA - Trupi i një mashkulli u gjet sot në Levan të Fierit, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA. Bëhet fjalë për një burrë në moshën rreth 40-42 vjeç, të paktën sipas të dhënave paraprake nga ekspertiza e parë e kryer.

Burime policore lokale i thanë NOA-s se kufoma është gjetur pranë ish-repartit të Artilierisë në Levan, në grykëderdhjen e Vjosës.

Ishin kalimtarë të rastësishëm, banorë të zonës, të cilët panë trupin e pajetë që gjendej i flakur në anë të rrugës.

Policia e mbërritur në vendngjarje, tha se dyshon për një vrasje me armë zjarri të viktimës rreth 42 vjeçar.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës dhe as për autorët e mundshëm të ngjarjes.

e.b.e.r/NOA

KOMENTE