Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Haxhinasto: Liberalizimi i vizave, brenda 6-mujorit të parë të 2010
English

LSI, Haxhinasto: Liberalizimi i vizave, brenda 6-mujorit të parë të 2010

Tiranë, 26 Dhjetor NOA - Zëvendëskryetari i LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim), Edmond Haxhinasto, tha sot se heqja e vizave për shqiptarët në vendet evropiane do të bëhet brenda gjashtë muajve të parë vitit të ardhshëm.

Në një dalje për mediat, Haxhinasto u ndal në procesin e integrimit të vendit dhe veçoi faktin se përgatitja e Pyetësorit, është një përgjegjësi kombëtare.

"Përgatitja e pyetësorit është një ndërmarrje madhore e shtetit dhe administratës shqiptare, një përgjegjësi mbarëkombëtare dhe mbi-partiake", - theksoi z. Haxhinasto

Ai vlerësoi më tej se viti 2009 shënoi edhe një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë: paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat dhe marrjen e pyetësorit, dhe veçanërisht progresin në liberalizimin e plotë të vizave që do të konkretizohet në gjysmën e parë të 2010-ës.

"Në emër të LSI shpreh angazhimin maksimal të saj si forcë politike parlamentare, dhe te gjithë përfaqësuesve te saj ne administratën shtetërore për plotësimin me sukses e ne kohe te kësaj sfide te jashtëzakonshme qe tregon jo vetëm kapacitetet kombëtare për te vlerësuar stadin zhvillimor të sotëm por edhe vizionin tonë për të ardhmen", - tha Haxhinasto.

Me këtë rast Haxhinasto tha se përshëndet "zërat racionalë që vijnë nga opozita, akoma ne rruge, për t'u kthyer ne parlament dhe për të kontribuar në këtë proces dhe ushtruar përgjegjësitë për të cilat i votoi elektorati në 28 qershor".

Duke u ndalur në këtë argument, Haxhinasto vlerësoi se përgjegjësitë kombëtare ndaj integrimit nuk ushtrohen nga qoshet e konferencave të shtypit që përpiqen të nxijnë çdo realitetin, por me kontribute konkrete legjislative dhe me mbështetje e vullnet të qartë politik.

"Çdokush duhet të kuptojë se procesi i integrimit është i pakthyeshëm dhe viti 2010 do të sjellë më shumë Evropë në Shqipëri", - konkludoi Haxhinasto.

e.r/NOA

Â

KOMENTE