Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëshqitja e dheut, shemben 7 shtëpi në një fshat të Kavajës
English

Rrëshqitja e dheut, shemben 7 shtëpi në një fshat të Kavajës

Kavajë, 26 dhjetor, NOA - Pesë banesa janë dëmtuar dhe dy të tjera totalisht në fshatin Kodër-Rrogozhinë të Kavajës si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk ka asnjë të plagosur, përveçse dëmeve materiale në shtëpitë e lartpërmendura.

Autoritetet lokale kanë bërë me dijeni se dheu ka rrëshqitur për rreth 20 metra gjerësi duke i vënë para banesat.

Ndërkaq, mësohet se 35 banorë kanë mbetur në qiell të hapur pas rrëshqitjes së tokës ndërsa një grup studiuesish po studiojnë tokën dhe rrëshqitjet e dheut.

Komuna e këtij fshati në të njëjtën kohë po mendon edhe për mënyrën sesi do t'i sistemojë banorët e saj.

Rrëshqitjet e tokës janë një dukuri që u përsëritën edhe para pak muajsh në zonën e Kavajës, duke shkaktuar shëmbjen e disa shtëpive disa katëshe dhe rrezik për banorët.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE