English

Dëbohet nga avioni Ivana Trump, ofendoi disa fëmijë

New York, 27 dhjetor NOA - Ofendimi që i ka bërë disa fëmijëve të cilët po luanin në korridor është bërë shkak që Ivana Trump, ish-gruaja e miliarderit amerikan Donald Trump, të përzihet nga një avion.

Avioni ishte drejtuar për në New York, por Trump nuk është lejuar të udhëtojë me këtë avion.

Ajo fillimisht ka ofenduar disa fëmijë që luanin nëpër korridor dhe më pas ka treguar një sjellje irrituese edhe kur asistentët e fluturimit po tentonin ta qetësonin. Ajo nuk pranoi të largohej me vullnetin e saj nga avioni kur iu kërkua nga asistentët, por largimi i saj u krye me ndërhyrjen e policisë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE