English

Kukës, hedhja e 17-vjeçares në lum, policia: U konfliktua me të ëmën

Kukës, 27 dhjetor NOA - Policia e Kukësit pas katër ditë kërkimesh për të gjetur adoleshentin e cila dyshohej se ishte hedhur në lum, ka pezulluar kërkimet.

Sipas policisë 17-vjeçarja nga fshati Malqene i Kukësit rezulton e zhdukur prej katër ditësh dhe dyshohet se ditën e zhdukjes ajo ka pasur një konflikt më nënën e saj.

Vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më ndërsa dyshohet se është vethedhur në lumin Drin.

Kanë qenë disa banorë të zonës të cilës kanë deklaruar se kanë parë adoleshentin mbi urën e limit Drin dhe fill pas kësaj prindërit e saj denoncuan në polici.

Policia ka nisur kërkimet vendin ku u gjetën këpucët dhe xhupi i saj.

Por pas kërkimeve të shumta nuk u bë e mundur gjetja e vajzës.

k.k/NOA

KOMENTE