Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një 24-vjeçare shqiptare sulmohet për t'u përdhunuar në Itali
English

Një 24-vjeçare shqiptare sulmohet për t'u përdhunuar në Itali

Genova, 27 Dhjetor NOA - Një emigrante shqiptare ka përjetuar minuta të frikshme mëngjesin e sotëm kur u sulmua me qëllim përdhunimin, nga një mashkull i cili e dhunoi por nuk arriti të përfundojë aktin e synuar pasi vajza arriti të shkëputej. Korrespondentja e agjencisë NOA informon se ngjarja u raportua sot në policinë e Xhenovës (Genova) nga 24 vjeçarja, një shqiptare, emigrante prej disa vitesh në Itali, me leje të rregullt qëndrimi.

E dëmtuara i tregoi policisë në kallëizmin që depozitoi, se në orën 05.30 të mëngjesit ndërsa kthehej nga turni i natës në punë, afër shtëpisë në këtë qytet, iu sul një mashkull i cili mbetet i paidentifikuar.

24-vjeçarja tha se agresori i mbylli gojën me duar me qëllim që të mos klithte dhe ndërkohë ushtroi dhunë fizike, duke dashur ta përdhunojë.

Një forcë fizike e papritur i ka dalë 24-vjeçares e cila ka gjetur fuqi ta shtyjë në precipitim e sipër të situatës agresorin e saj dhe ka vrapuar.

Në arrati e sipër, ajo ka përplasur kokën në asfalt duke mbetur e dëmtuar aty, kurse autori është zhdukur me shpejtësi.

E plagosura u dërgua në spitalin lokal ku edhe iu mor denoncimi. Mjekët thanë se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

j.s/e.r/NOA

KOMENTE