Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia rrugore në Tiranë, policia: Masa ekstreme për shkelësit e kodit rrugor
English

Tragjedia rrugore në Tiranë, policia: Masa ekstreme për shkelësit e kodit rrugor

Tiranë, 27 dhjetor NOA/UPDATE - Aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën katër të tjerë, ka detyruar Policia e Tiranës të marrë masa ekstreme ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët ecin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Paraditen e sotme policia e kryeqytetit ka lëshuar një deklaratë me anë të së cilës theksoi masat ekstreme që do të marrë ndaj shoferëve të papërgjegjshëm ndërsa bëri publike emrat e viktimave dhe të dëmtuarve nga aksidenti tragjik.

Ngjarja ndodhi në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në vendin e quajtur Ura e Lanës e pikërisht në kryqëzimin e tij me Bulevardin "Bajram Curri" në Tiranë kur dy automjete një i markës Land Rover Furistrtadë me targë Tr.9251 L dhe mjeti i markës BMË me targë Ç 944XA, të cilët duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, janë përplasur në këtë kryqëzim. Si pasojë e kësaj përplasje janë aksidentuar, drejtuesi i mjetit Land Rover shtetasi Aldi Ishmaku, 23-vjeç, me pasojë plagosje, drejtuesi i mjetit tip BMË, shtetasi Kliton Andoni, 37-vjeç, me pasojë vdekjen e tij, ndërkohë vdekjen kanë gjetur edhe pasagjerët që udhëtonin në këto mjete, shtetasja Blerta Beshi, 23-vjeçe, dhe Gentian Shehi, 27- vjeç. Gjithashtu janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë një shtetase ende e paindentifikuar e seksit femër, e moshës rreth 20 -25 vjeç, e cila ishte pasagjere në një nga këto mjete si dhe dy shtetas Arben Alla, 36-vjeç dhe Fatmir Leka, 20-vjeç, të cilët ishin duke udhëtuar si këmbësor në trotuar në momentin e aksidentit. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha procedurat e para hetimore, u mor masa e arrestit në flagrancë i drejtuesit të mjetit të markës Land Rover shtetasi Aldi Ishmaku, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe dyshohen për Shkeljen e normave të Kodit Rrogor, si "Shpejtësi tej normave të lejuara", "Mos respektim të sinjalistikës rrugore", si dhe "Drejtimin e mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike". "Nisur nga ky rast tragjik, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, së bashku me Komisariatin e Policisë Rrugore, do të marrë masa ekstreme ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Ky kontroll do të ushtohet kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë të gjithë këtyre netëve që shoqërojnë festat e fundvitit duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme si në qytet ashtu dhe në linja" deklaroi sot Policia e Tiranës.

k.k/NOA

KOMENTE