English

Familjet në nevojë "sulmojnë" bashkinë e Patosit, duan ndihmën ekonomike

Patos, 28 dhjetor NOA - Rreth 60 persona kanë vërshuar sot në ambientet e brendshme të bashkisë së Patosit duke kërkuar me ngulm ndihmën ekonomike.

Pasditen e sotme salla e mbledhjeve në këtë bashki është tejmbushur nga banorët e qytetit të cilët përfaqësojnë 800 familje në nevojë dhe kërcënojnë se nuk do të largohen nëse nuk u shpërndahet ndihma ekonomike.

Sipas tyre bashkia u ka vonuar shpërndarjen e ndihmës duke detyruar ata të turren drejt bashkisë dhe të mos largohen prej andej.

Ndërkohë që zyrtarët e bashkisë së Patosit kanë reaguar duke u shprehur se qeveria ende nuk e ka akorduar fondin për familjen në nevojë ekonomike.

k.k/NOA

KOMENTE