Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, një shqiptar gjen duke pastruar vilën, kufomën e një emigranti
English

Greqi, një shqiptar gjen duke pastruar vilën, kufomën e një emigranti

Athinë, 28 Dhjetor NOA - Kufoma e një emigranti u gjet sot në mëngjes në Greqi, në mënyrë krejt të papritur kur një 40-vjeçar shqiptar, po përpiqej të pastronte katin e nëndheshëm të një banese, informon korrespondenti i agjencisë NOA i cili citon burime policore lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Porto Rafti. Pronarja e një banese trekatëshe në këtë qytet, i ka kërkuar punëtorit të tij, një 30 vjeçar shqiptar, që të bëjë pastrimin e dhomave në katin e nëndheshëm të vilës e cila gjendet buzë rrugës.

Emigranti, është tronditur dhe ka pësuar gjendje shoku, kur duke pastruar katin e nëndheshëm ka gjetur një kufomë e cila me t'u zbuluar, shkaktoi dhe një erë të rëndë.

Menjëherë ai ka njoftuar policinë e cila mbërriti duke bërë transportimin e kufomës në morgun pranë spitalit shtetëror në Porto Rafti.

Policia tha se trupi ishte dekompozuar dhe hodhi dyshimin se ai kishte vdekur prej disa javësh deri në dy muaj.

Pranë trupit të të ndjerit, policia gjeti dhe mori për analiza kriminalistike një thes me rroba dhe sende të tjera vetjake që dyshohet se i përkasin viktimës.

në rrobat e të ndjerit, u gjet dhe një leje drejtimi automjeti lëshuar nga autoritetet irakene, çka hedh dyshimet se trupi i viktimës, rreth 30 vjeç, i përket një shtetasi nga Iraku.

Policia tha se nuk u gjetën shenja dhune në trupin e viktimës, por ekspertiza mjeko-ligjore do të sqarojë më shumë rrethanat e çështjes.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE