English

Nis riorganizimi i forcave të KFOR në veri të vendit

Prishtinë, 28 dhjetor, NOA - Forcat e KFOR-it do të nisin të riorganizohen në fillim të vitit të ardhshëm në territorin e Kosovës, kjo edhe në kuadrin e planit në perspektivë për reduktimin e tyre sipas një strategjie të posaçme e cila do të nisë zbatimin e saj gjatë vitit të ardhshëm.

Ajo parashikon që në rajonin e Mitrovicës ushtarët e KFOR-it do të sistemohen në tri vendqëndrime; në Maxhunaj, Frashër dhe Leposaviq.

Ndërkaq, ushtarët francezë, danezë dhe ata grekë të KFOR-it mbeten të gatshëm për të ndërhyrë në çdo rast që ka nevojë.

Përfaqësuesi i KFOR-it, kolonel Marc Ollier, pasi ka vlerësuar situatën e qetë, ka theksuar se me gjithë riorganizimin niveli i sigurisë nuk do të ndryshojë. Sipas tij, me këtë riorganizim nuk do të zbehet niveli i sigurisë dhe do të mundësojë që numri i patrullave në terren të jetë i njëjtë, meqë nuk do të ketë nevojë që shumë ushtarë të ruajnë objektet që kanë qenë në numër më të madh më parë. n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE