Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftim për shfrytëzuesit e shërbimeve, nga Agjencia NOA
English

Njoftim për shfrytëzuesit e shërbimeve, nga Agjencia NOA

Nga monitorimi i shtypit të shkruar, radios, televizioneve dhe faqeve të internetit, rezulton se prodhimet e agjencisë së lajmeve NOA shfrytëzohen rregullisht, në pjesën më të madhe, duke mos u përmendur burimi, madje duke u vendosur si autor i prodhimit të NOA, në mënyrë të papërgjegjshme, deri dhe emrat e gazetarëve apo redaktorëve të mediave përkatëse.

Konstatojmë se këto prodhime ripublikohen tërësisht dhe/ose pjesërisht ku afro 70 për qind e mediave shkelin rregullisht të drejtën e autorit.

Dëshirojmë t'ju rikujtojmë se pa lejen e NOA, nuk mund të përdoret asnjë prodhim i saj, nëse nuk është cituar burimi.

Agjencia NOA ka vendosur të dërgojë ankesa zyrtare tek mediat që nuk respektojnë të drejtën e autorit dhe çdo lajm apo prodhim tjetër i NOA-s, që do të konstatohet të shfrytëzohet abuzivisht, do të faturohet në ngarkim të medias përkatëse, në bazë të tarifave për shfrytëzim që gjenden në sektorin NOA Parapagim.

***

Duke nisur nga janari i vitit 2010, Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, e vetmja që transmeton 24 orë në 24 lajme nga vendi dhe bota, do të kalojë pjesërisht në sistemin me pagesë.

Me abonim mujor, gjashtëmujor apo vjetor, do të jenë prodhimet e NOA dhe disa shërbime ditore të saj si monitorimi i mediave, lajmet në anglisht, greqisht, italisht etj.

Përmes shërbimit të pagesës me kartë krediti, do të ofrohet dhe abonimi ditor, duke dërguar një kërkesë tek pr@noa.al.

Nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA

KOMENTE