Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përleshjet, në Iran rrjedh sërish gjak. Raportohen 15 të vrarë dhe 300 të arrestuar
English

Përleshjet, në Iran rrjedh sërish gjak. Raportohen 15 të vrarë dhe 300 të arrestuar

Teheran, 28 dhjetor, NOA - Në Teheran, gjaku vazhdon të rrjedhë. Pas një dite me përleshje të dhunshme dhe tension, ku policia raportoi se 15 vetë janë vrarë, ndërsa më tepër se 300 persona janë arrestuar.

Ndër të vrarët raportohet se është edhe nipi i ish kandidatit presidencial, Mir Hosein Musavi, ndërsa mësohet se është arrestuar një nga kundërshtarët e regjimit, Ebrahim Yazdi, zëvendës-kryeministër dhe ministër i Jashtëm në qeverinë e parë pas revolucionit të 1979.

I gjendur në opozitë për njëzet vjet, Yazdi, drejton një grup të opozitës me emrin "Lëvizja për Liri në Iran".

Dje protestat kanë qenë të fuqishme në Teheran dhe por edhe në qytete të tjera përfshirë Isfahanin, Naxhafabadin dhe Shirazin. Dhjetëra mijëra kundërshtarë të regjimit të Ahmedinexhadit, përfshirë edhe shumë gra janë kthyer në rrugë në rastin e festës së Ashures dhe përleshjet e tyre me forcat e sigurisë, vazhduan deri në mbrëmje vonë.

Policia fillimisht e mohoi se kishte vdekur mes protestuesve dhe madje u tha se forcat e sigurisë nuk ishin të pajisur me armë zjarri, por më vonë ajo vetë publikoi shifrat e të vrarëve.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE