Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronat, Pollo: U morëm zaptuesve 1 milionë e 321 mijë metër katrorë tokë
English

Pronat, Pollo: U morëm zaptuesve 1 milionë e 321 mijë metër katrorë tokë

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Ministri i Shtetit, Genc Pollo organizoi sot mbledhjen e fundit për vitin 2009 me anëtarët e Komisionit Qeveritar të Tokës për verifikimin e titujve të pronësisë.

 "Sot do të zhvillojmë mbledhjen e fundit për këtë vit, të Komisionit Qeveritar të Tokës dhe deri në fund të nëntorit të këtij viti, u janë marrë zaptuesve 1 milionë e 321 mijë metër katrorë tokë, tokë e marrë në mënyrë të kundraligjshme nga zyrtarë abuzivë, por edhe nga privatë të pangishëm. Me përparësi po shqyrtohen abuzimet në brezat turistike dhe janë identifikuar jo pak sipërfaqe të marra në mënyrë të kundraligjshme.

Ky është një proces që po vazhdon, po jep frytet e veta dhe pas konfirmimit në gjykatë, të tëra këtyre vendimeve që kanë marrë komisionet përkatëse pranë prefekturave, ky fond toke i kthehet pronësisë së shtetit, për tu përdorur për qëllime publike, në radhë të parë për kompesimin e pronarëve. Është një proces që po vazhdon, një proces që po jep fryte e veta, ligji parashikon një periudhë trevjeçare për të realizuar verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë" tha Pollo.

Sipas tij, në bazë të ligjit 9948 datë 7. 7. 2008 për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore janë krijuar komisionet vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë, pranë çdo prefekture.

"Që nga miratimi i këtij ligji deri në nëntor 2009 komisionet kanë shqyrtuar 693 vendime, nga të cilat ka rezultuar një sipërfaqe toke bujqësore për shfuqizim prej 1.320.763 m2. Janë marrë gjithashtu 92 vendime për shfuqizim të plotë të akteve dhe 89 vendime për shfuqizim të pjesshëm, si dhe vendime të tjera. Sipas ligjit kjo sipërfaqe pas konfirmimit nga gjykata kalojnë në pronësi të shtetit" tha më tej Pollo.

k.k/NOA

Â

KOMENTE