Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Speciale - Kosova 2009
English

Speciale - Kosova 2009

Viti 2008 pat përfunduar me tri ngjarje të rëndësishme: EULEX-i, Plani 6 Pikësh dhe demonstratat gjithëpopullore kundër këtyre dyve. Në fillim të vitit 2008, saktësisht dy javë përpara 17 shkurtit, EULEX-i ishte themeluar si mision i Bashkimit Evropian, por shpallja e pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës sipas rekomandimit të dhënë nga Ahtisaari, e ndërlikoi statusin e tij, dhe mund të thuhet që e përkeqësoi tutje natyrën dhe qëllimin e këtij misioni.

Ndodhi kështu ngase së pari Plani i Ahtisaarit nuk kishte kaluar nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu siç kërkonin Rusia e Serbia, dhe së dyti se, Serbia, pikërisht për këtë arsye dhe në emër të ndryshimit të këtyre rrethanave, vendosi kushte substanciale pë vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Kushtet ishin tri: a) që EULEX-i të mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës; b) që ai të veprojë brenda Rezolutës 1244; dhe c) që EULEX-i të mos e zbatonte Planin e Ahtisaarit (nëpër territoret e banuara me serbë). Krejt ky ndryshim rrethanash filloi me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 dhe përfundoi tejet negativisht me Planin 6 Pikësh të Ban-ki-moon-it. EULEX-i mendohej si një mision evropian që do t'i ndihmonte pavarësisë së shpallur, por përfundoi si agjenci e OKB-së dhe brenda Planit 6 Pikësh. Të gjitha gjërat që i kërkoi Serbia u materializuan përbrenda këtij plani të OKB-së. Serbia nuk po e pranonte këtë pavarësi të kushtëzuar dhe ishte zotuar për ta luftuar atë brenda vetë Kosovës aty ku mundej. Në anën tjetër, politikanët udhëheqës të Kosovës më shumë fotografoheshin para gazetarëve të huaj duke puthur flamurin e huaj të Kosovës, sesa që iu interesonte konsolidimi i integritetit të brendshëm territorial dhe sovraniteti i jashtëm i vendit tonë. Për ta me rëndësi ishte shpallja e pavarësisë së mbikëqyrur, e jo bërja e pavarësisë së vërtetë. Populli masivisht e kundërshtoi statusin e EULEX-it dhe Planin 6 Pikësh. VETËVENDOSJE!-a së bashku me mbi 20 organizata e shoqata tjera nga shoqëria civile organizoi demonstrata të mëdha në nëntor e dhjetor të vitit 2008 në të cilat morën pjesë mbi 30 mijë qytetarë.

Mund të thuhet me plot gojë që viti që po e lëmë pas nuk ishte gjë tjetër veçse shpalosje e atij kompleksi procesesh implicite të vitit 2008. Me të filluar viti 2009 EULEX-i nisi së përmbushuri detyrat që i kishte marrë nëpërmjet pranimit të kushteve nga Serbia dhe obligimet që rridhnin nga Plani 6 Pikësh. Yves de Kermabon disa herë vizitoi Beogradin dhe u takua me figura të larta politike serbe për të biseduar lidhur me gjetjen e mënyrave për zbatimin sa më efektiv të 6 Pikave të Ban-ki-moon-it. Ky plan kërkon që në fushat e policisë, gjyqësisë, doganave, trashëgimisë kulturore, sigurimit të kufijve dhe transportit e komunikacionit nëpër territoret brenda Kosovës të banuara me serbë, të gjenden zgjidhje politike jashtë Planit të Ahtisaarit.

Rezultati i parë i bisedimeve EULEX-Beograd qe realizimi i pikës së parë të 6 Pikëshit, pra, Protokolli për Bashkëpunim Policor, i nënshkruar mes autoriteteve të misionit evropian dhe atyre nga Serbia në fund të gushtit 2009. Mirëpo vetë zyrtarët e këtij misioni pranuan që Protokolli kishte përfunduar së përpiluari në qershor, atëherë kur kishte ndodhur edhe pranimi. VETËVENDOSJE!-a vendosmërisht e kundërshtoi Protokollin, duke e ndëshkuar EULEX-in me rrotullimin e xhipave të tij në Prishtinë. 22 aktivistë të Lëvizjes u mbajtën nga dy muaj e gjysmë në burg. Gjatë vitit 2010 priten protokolle tjera mes EULEX-it e Serbisë lidhur me 5 pikat tjera të Planit të Ban-ki-moon-it.

Institucionet e Kosovës gjatë vitit 2009 ishin kryesisht të zëna me imazhin e Kosovës e të vetvetes, dhe aspak me integritetin territorial, sovranitetin, krijimin dhe sundimin e ligjit të pavarur vendas, si dhe etablimin e demokracisë. Strukturat paralele të Serbisë vazhdojnë së funksionuari, ndërkaq, pas shpalljes së pavarësisë po ndjehen edhe më të fuqishme meqë askush nuk po i prek ato. Serbia po e mban të ndarë veriun e Kosovës, kurse ka shtuar edhe përpjekjet për krijimin e entitetit serb në Anamoravë. Deri tash pavarësinë e rekomanduar të Ahtisaarit për Kosovën e kanë njohur 63 shtete, por politikanët e Kosovës nuk kanë bërë asgjë që pavarësinë e njëmendtë të vendit tonë ta njohë Serbia. Përkundrazi, me nepsin e tyre të pashtershëm për pasurim, me naivitetin e tyre politik dhe frikën se mos po qortohen nga zyret e huaja, e kanë forcuar pozitën e Serbisë brenda, duke i krijuar boll hapësirë për të na e minuar Kosovën. Cilësia e pavarësisë së Kosovës matet me raportin e saj ndaj Serbisë, e jo me marrëdhëniet e saj me Zelandën e Re e Malavin, të cilat natyrisht se do të jenë të nevojshme pasi t'i imponohemi Serbisë. Ka prioritete këtu.Â

Nga ana tjetër, zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë treguan se egërsia e pashoqe e luftës për pushtet e fsheh aspektin e saj të keqpërdorimeve marramendëse ekonomike. Votat po sjellin para, prandaj ato po vidhen me kaq makutëri. Partitë politike ishin në gjendje të harxhojnë miliona euro, meqë marrja e pushtetit për 4 vjet po u sjell dhjetëra miliona euro.

Paralelisht me përkeqësimin e situatës politike, prej vitit 2008 e tutje ka degraduar vazhdimisht dhe me më konsistencë gjendja ekonomike dhe sociale e popullit të Kosovës. Nuk ka rritje të punësimit dhe ka thellim të varfërisë. Ky, megjithatë, nuk është lajmi më i keq. Oguri më shqetësues është se institucionet e Kosovës e as ato të pranisë ndërkombëtare të stacionuara në vendin tonë, nuk kanë kurrfarë strategjie për ballafaqimin e suksesshëm të kësaj krize. I vetmi plan ekonomik që e kanë këto institucione është ai i privatizimit që nuk nxit punësim si dhe shitja e ndërmarrjeve profitabile publike së bashku me pasuritë e Kosovës. Shitja e pasurive të Kosovës po i pasuron politikanët. Gjatë vitit 2010 pritet që ta shesin KEK-un, thëngjillin e Kosovës, Postë-Telekomin, dhe sigurisht që do të fillojnë ta çelin muhabetin e Trepçës për vitet e ardhshme. Krejt çka do të ketë Kosova pas këtij privatizimi është më pak punëtorë dhe më shumë politikanë milionerë, më shumë të rinj që do të kërkojnë ta lënë Kosovën si dhe më shumë ‘konsulentë' që Qeveria do t'i blejë nga shoqëria civile.Â

Viti i Ri 2010 po vjen, por goja nuk ta qet dot urimin "Gëzuar!". Këtë fjalor po ua lëmë vetëm politikanëve të Kosovës, sepse janë të vetmit që po gëzohen, ndonëse një ditë do ta kuptojnë që ishin pas gëzuar kot. Kurse ne le të punojmë e të bashkorganizohemi që gëzuar në vitin 2011 të mund t'i thonë njëri-tjetrit qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, punëtori e pensionisti, mësuesi e studenti, mjeku e pacienti, i papuni e varfanjaku, shqiptari i veriut dhe ai i Luginës.

Mirupafshim në vitin e vështirë 2010.  Â

KOMENTE