English

Festat, Topalli shpërndan dhurata për fëmijët jetim në Vlorë

Vlorë, 29 dhjetor NOA - Në prag të festës së ndërrimit të viteve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte në shtëpinë e fëmijëve jetimë Uji i Ftohtë, Vlorë.

E gjendur mes fëmijëve të moshave të ndryshme, disa prej tyre edhe foshnja të porsalindura, Jozefina Topalli uroi që ata të rriten të mirë e të lumtur dhe të shohin dëshirat e tyre të realizohen. "Unë uroj që këta fëmijë të rriten të shëndetshëm, të lumtur dhe gjithmonë me fat të mirë," tha ajo.

Kryetarja Jozefina Topalli falënderoi stafin e shtëpisë së fëmijëve jetimë të Vlorës për punën e mrekullueshme që bëjnë, për përkujdesjen që tregojnë ndaj këtyre fëmijëve dhe për dashurinë që u falin çdo ditë. "Unë e lexoj në sytë tuaj sesi i mbani dhe kujdeseni për këta fëmijë," tha kryeparlamentarja, duke vlerësuar edhe ambientin mikpritës dhe familjar të krijuar për ta.

Topalli shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët e kësaj qendre.

k.k/NOA

Â

KOMENTE