English

Kryhet martesa e parë mes dy gay-ve në Amerikën Latine

Buenos Ajres, 29 dhjetor, NOA - Eshtë realizuar martesa e parë e homoseksualëve në Amerikën Latine. Një ngjarje kjo shumë e veçantë për një rajon si ai që beson tek parimet e besimit kristian dhe të një jete me norma të caktuara mbi familjen që përbëhet nga një grua dhe nga një burrë. Kjo martesë është realizuar në Argjentinë dhe të martuarit janë dy meshkuj me emrat Alex Freyre dhe Maria Jose 'Di Bello.

Freyre dhe Di Bello ishin përpjekur që të martoheshin në Buenos Aires dhjetorin e kaluar e parë, por nuk mundën ta bëjnë këtë për shkak të ndërhyrjes në momentin e fundit të gjykatës e cila nuk i lejoi pas ankimimit të disa qytetarëve ndaj martesës së tyre.

Meksiko ka qenë qyteti i cili së fundmi lejoi në Amerikën Latine martesat mes gay-ve.

Ndërsa në Evropë, një vend që megjithëse një vend i besimit katolik në një masë të madhe të popullatës pritet së shpejti të njohë zyrtarisht martesat e të njëjtit seks, është Portugalia.

Ajo do të bëhet në këtë mënyrë bërë vendi i gjashtë në Evropë që lejon martesat mes homoseksualëve, pas vendeve si Anglia, Norvegjia etj.

n.e/NOA

KOMENTE