Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në shqip ‘Kujtime' të Ismail Qemalit, botuar në Londër më '20
English

Në shqip ‘Kujtime' të Ismail Qemalit, botuar në Londër më '20

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Nga Milena Selimi - Një anë tjetër e panjohur që nuk e kishim njohur nga burri i urtë Ismail Qemali. Vizione dhe mendime të themeluesit të shtetit shqiptar në vitet e fundit të jetës. Çfarë ka ndryshuar në konceptet e këtij mendimtari dhe burri shteti? Sa afër dhe larg Perëndimit qëndrojnë vizionet e tij për një Evropë të madhe, apo të bashkuar? Verifikime dhe rishikime të historisë vijnë tashmë edhe për lexuesin shqiptar.

Në prag të 166 vjetorit të lindjes dhe 91 vjetorit të vdekjes të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, Shtëpia Botuese "Toena" hedh në qarkullim vëllimin me "Kujtime" të tij përkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut. "Kujtime" e Ismail Qemalit u botuan në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij. Është hera e parë që ky libër vjen në shqip i përkthyer nga origjinali.

Në parathënmien e librit Uilliam Morton Fullerton shkruan: "Duke vënë përpara "Kujtimeve" të Ismail Qemalit, si punë "Hyrjeje", dy fjalë jo aq të domosdoshme, por, me shpresë timen, jo krejt të padobishme, nuk po bëj tjetër veçse po mbaj një premtim të dhënë gjatë atyre muajve, që i kaluam së bashku në Paris më 1917 dhe 1918. Pa dyshim, qe mjaft e natyrshme që Ismail Qemal Beu të jepte shkas njëfarësoj për një gjë të tillë. Libri i tij, sigurisht, nuk do të ishte shkruar pa këmbënguljen time të fuqishme. Përveç kësaj, edhe pse isha i zhytur tepër drejtpërdrejt e thellësisht në punët e lidhura me ecurinë e luftës për të qenë në gjendje t'i ofroja mikut tim bashkëpunimin e pandërprerë, që më kërkonte - e që, në të vërtetë, i duhej medoemos - unë arrita t'ia jap ndihmën e domosdoshme, të cilën e kërkonte ky rast.

Duhet thënë se këto "Kujtime" janë "redaktuar" prej Sommerville Story dhe lypset parë si detyrë ndaj Ismail Qemal Beut dhe zotit Story bashkë, që të mos lëmë fije dyshimi për kuptimin e "redaktimit" në fjalë.

Hartimi i këtij libri qe punë me mund e lodhje të madhe. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Hartimit të këtij libri ai nuk ia kushtoi, dhe pa dyshim nuk mund t'ia kushtonte, gjithë kohën në dorë të tij. Interesimi dhe entuziazmi herë i lartë e herë i ulët, rastet kur herë e gjeje për ta takuar e herë jo, e madje edhe ngurrimi për t'ia rinisur punës, kur kthehej, për të rimbledhur kujtimet - të gjitha këto së bashku përbënin rrethana jashtëzakonisht të pavolitshme për suksesin e një zotimi, që z. Story dhe unë patëm marrë përsipër. Sepse lypset thënë, se pa një ndihmë të tillë të z. Story këto "Kujtime" kurrë nuk do ta kishin parë dritën e botimit. Bosëell-i1 pati zhvilluar takime e biseda me Johnson-in me qejf për vite me radhë. Por Johnson-i ishte ndryshe, ai zakonisht ndodhej aty kur linin takim. Kurse z. Story pati biseda me Ismail Qemal Beun për muaj të tërë, duke e kapur ku t'i binte hera. Pas një sërë takimesh me peshë e me grat vinin periudha të gjata ndërprerjesh, në të cilat medoemos heroi i këtij libri herë-herë do ta humbte fillin e rrëfimit. Me një durim për t'u pasur zili, "redaktori" i kthehej punës, duke mbajtur shënime, duke risistemuar me kujdes materialin, dhe më pas, po aq me kujdes, duke ia dhënë Ismail Qemal Beut për verifikim e rishikim ato kujtime, disi të parenditura mirë, por gjithmonë jashtëzakonisht të bollshme e të çmueshme, të bashkëbiseduesit të tij. Rezultati, për mendimin tim, brenda rrethanave, është i lartë. Më duket se ky rezultat e përligj plotësisht këmbënguljen time, që Ismail Qemali të zhbironte në thellësitë e mëdha të përvojës së gjatë si shtetar osman i shkollës së vjetër.

Këto "Kujtime" janë, madje, diçka më tepër se vrojtime të një zotnie shqiptar e plaku shumë të urtë. Ato japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt.

Një nga përfitimet më të mëdha nga libri i Ismail Qemal Beut është mënyra sesi ai ilustron të vërtetën a priori, në fund të fundit, se metoda e vjetër është pafundësisht më e mira. Në ditët e fundit të jetës, vizioni konkret i Ismail Qemal Beut ishte bërë, pa dyshim, vështrim disi i mjegullt e i pasaktë". - Uilliam Morton Fullerton11 Paris, 17 shkurt 1920.

KOMENTE