Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Obama: Akti terrorist në avion, tregon se SHBA ballafaqohen me rreziqe
English

Presidenti Obama: Akti terrorist në avion, tregon se SHBA ballafaqohen me rreziqe

Uashington, 29 dhjetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndalen derisa të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin kundër aeroplanit amerikan në Ditën e Krishlindjeve, të vendosen përpara drejtësisë. Një deklaratë të tillë presidenti amerikan Barak Obama e ka bërë dje publikisht duke urdhëruar në të njëjtën kohë edhe rishikim të listës së Shteteve të Bashkuara për ata që janë të dyshuar dhe për procedurat e kontrollit në aeroporte.

"Ky ishte një përkujtim serioz i rreziqeve me të cilat ne ballafaqohemi dhe me natyrën e atyre që e kërcënojnë vendin tonë", tha në fjalën e tij Obama lidhur me tentativën për akt terrorist në një avion amerikan.

Sipas tij, sikur i dyshuari të kishte pasur sukses për ta rrëzuar aeroplanin, do të mund të kishin vdekur afro 300 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit dhe civilë të pafajshëm, çka do të përbënte një tragjedi të re për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Ne nuk do t'i ndalim përpjekjet tona për të gjetur se kush qëndron pas këtyre ngjarjeve të shëmtuara", ka thënë më pas ai.

Në fund të konferencës që i është dashur të zhvillojë pasi ka ndërprerë edhe pushimet e tij në Hauai vetëm për tentativën e aktit terrorist, ai ka premtuar se populli amerikan duhet të jetë i sigurtë se administrata që ai drejton po kryen çdo lloj përpjekje për të rritur sigurinë gjatë këti sezoni dimëror pushimesh.

Atentati i dështuar terrorist u krye nga nigeriani 23-vjeçar Umar Farouk Abdulmutallab, i cili tentoi të hidhte në erë avionin e linjës Amsterdam-Detroid, i cili kishte në bordin e tij mbi 300 pasagjerë.

n.e/NOA

KOMENTE