English

Putin: Rusia me armë kundër planeve raketore të SHBA

Moskë, 29 dhjetor, NOA - Rusia duhet të zgjedhë armët kundër raketave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është sfida që mbërrin nga Kremlini zyrtar kundër planeve mbrojtëse raketore amerikane në Evropë. Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri rus Vladimir Putin, i cili ka thënë hapur dhe publikisht se Rusia duhet të zhvilloj sisteme të armatimit ofensiv për të kundërshtuar planet mbrojtëse raketore të Shteteve të Bashkuara.

Agjencitë ruse të lajmeve, raportojnë se gjatë një vizite në Lindjen e Largët ruse, Putin tha se këto dy çështje janë të ndërlidhura. Sipas tij, nuk është e vërtetë se Rusia po planifikonte zhvillimin e sistemit mbrojtës raketor, të cilin ai e përshkruajti si të shtrenjtë dhe të paprovuar.

Ai shpjegoi se deklarata e tij nënkupton që Rusia duhet të zhvilloj sisteme ofensive të armatimit "për ta mbajtur balancin".

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE